Izraelitët kryejnë përgatitjet për Kosovën nën masa të rrepta sigurie

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Nën përcjelljen e rreptë të forcave të Policisë së Kosovës, autobusi i Përfaqësueses së Izraelit në hendboll arriti në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë rreth orës 17:00 të së martës.

Hendbollistët dhe stafi u përcollën deri në hyrje të palestrës së vogël nga anëtarët e armatosur të njësitit special të Policisë së Kosovës për të zhvilluar stërvitjen. Për Izraelin, kjo ishte stërvitja e dytë në Prishtinë në prag të ndeshjes eliminatore për “Euro 2020”, që do ta luajë kundër Kosovës, të mërkurën (sot, 19:15). Ndeshja i takon Grupit A, të cilin e përbëjnë edhe superfuqitë si Gjermania e Polonia, shkruan sot Koha Ditore.

Me t’u futur brenda palestrës, policia bllokoi hyrjet për të lënë izraelitët të stërviten me dyer të mbyllura. Derisa hendbollistët u futën në palestër, përzgjedhësi Oleg Boutenko me ndihmësit e tij u ndalën jashtë palestrës për të thithur nga një cigare dhe po diskutonin rreth ndeshjes me Kosovën. Boutenko bëri të ditur se dueli me Kosovën është tejet i rëndësishëm për Izraelin dhe ai beson në fitore. Katër ditë pas ndeshjes në Prishtinë, këto dy përfaqësuese do të përballen në Tel-Aviv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme