Lëkura është një reflektim i çdo gjëje që ndodh brenda trupit, dhe ndërsa nga jashtë mund të aplikohen disa produkte për të përmirësuar cilësinë e saj, në fund të fundit, do të duhet gjithashtu të ndryshohet dieta në mënyrë që të dukeni sa më mirë.
Pallavi Moulick, themeluese, HFA & Hoistic Health Coach për gratë, thotë se një dietë e ekuilibruar e pasur me ushqime të shëndetshme, gjumë të mirë, ushtrimet e duhura ditore, menaxhimin e stresit dhe nivelet e nevojshme të hidratimit janë thelbësore kur bëhet fjalë për lëkurë të mirë.
Ajo gjithashtu liston disa lëndë ushqyese anti-inflamatore dhe antioksidante, të cilat duhet t’i keni në dietën tuaj, në mënyrë që të keni lëkurë të pastër dhe me shkëlqim, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
* Omega-3 janë të mira për lëkurën sepse ndihmojnë në reduktimin e efekteve të dëmshme të rrezatimit, pirjes së duhanit dhe ndotjes. Ato gjithashtu reduktojnë rrudhat dhe përmirësojnë lëkurën e thatë. Disa nga burimet kryesore janë peshku, farat chia, farat e lirit, arrat dhe vaji i farave të lirit.
* Vitamina E është efektive në reduktimin e dëmtimeve nga rrezet ultraviolet. Bajamet, avokadot, lajthitë dhe farat e lulediellit janë disa burime për vitaninën E.
* Vitamina A është përforcuesi i fundit për të marrë atë shkëlqim dhe mbështetë sistemin imunitar të lëkurës. Disa nga ushqimet janë proteinat shtazore, patatja e ëmbël, spinaqi i zier, karotat.
* Mbrojtja e mikrobiomës së zorrëve mund të bëhet duke konsumuar ushqime të fermentuara si kosi, lakrat turshi dhe ushqime tjera turshi.
“Alkooli, ushqimet e skuqura, sheqeri i rafinuar, dehidratimi, pirja e duhanit, gjumi i parregullt dhe të qenit gjithmonë i stresuar dhe shqetësuar duhen shmangur. Këto marrin vitalitetin nga lëkura juaj dhe çojnë në një degradim të ngadaltë të të gjitha sistemeve të tjera në trupin tuaj. Reduktimi i ushqimeve të mësipërme jo vetëm që do ta bëjë trupin të përgjigjet mirë, por do të fillojë procesin e shërimit të lëkurës suaj”, përfundon Moulick.