Ja çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shumë kripë

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Kripa përtej shijes që u jep ushqimeve, shkakton edhe probleme në shëndet.

“Nëse ha shumë kripë për një periudhë disa mujore, ti dehidraton trupin dhe rrit tensionin e gjakut.Kjo gjë e rrit disa herë rrezikun që një person të pësojë atak në zemër”, shpjegon kardiologu, Dr. Heiner Greten.

Sipas një studimi në SHBA nëse çdo qytetar amerikan heq dorë nga vetëm një lugë kripë çdo ditë, deri 92 mijë vdekje mund të parandalohen përvit në SHBA.

Agjencia e Standarteve Ushqimore në Britaninë e Madhe rekomandon që të rriturit të konsumojnë jo më shumë se gjashtë gramë kripë në ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme