Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet një protestë e organizuar nga bizneset e prekura nga vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), protestë kjo që do të përfshijë bllokimin e hyrjeve kryesore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, shkruan Ekonomia Online.
Protesta do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:00, me pjesëmarrjen e automjeteve të kompanive që pretendojnë të jenë dëmtuar nga vendimi i ZRRE-së. Sipas OEK-ut, qëllimi i kësaj proteste është të shfaqet qartë ndikimi negativ që ky vendim ka pasur në sektorin privat dhe të rritet presioni publik për adresimin e kërkesave të bizneseve.
OEK ka bërë të ditur se bllokimi do të përfshijë këto lokacione: