BE-ja dënon Facebook-un me 110 milionë euro gjobë për shkak se në procesin e blerjes së aplikacionit WhatsApp ka dhënë informacione të gabuara dhe mashtruese.
Bashkimi Evropian (BE) dënon Facebook-un me 110 milionë euro gjobë për shkak se në procesin e blerjes së aplikacionit WhatsApp ka dhënë informacione të gabuara dhe mashtruese, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian (KE) njoftoi se kompania Facebook është dënuar me gjobë për arsye se gjatë procesit të blerjes së WhatsApp-it ka dhënë informacione të gabuara, të pasakta dhe mashtruese.
Facebook në vitin 2014 ka blerë aplikacionin WhatsApp për 22 miliardë dollarë. Me blerjen e WhatsApp-it kjo kompani deklaroi te Agjencia Rregullatore e BE-së se nuk do t’i mbledhë të dhënat personale, se ato nuk do të ndahen ndërmjet dy kompanive dhe që nuk do t’i bashkojë llogaritë e përdoruesve.