UP-ja dhe “Eurometal” mundësojnë aftësimin profesional të studentëve të Makinerisë

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 13:57 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dhe Njazi Musliu, pronar i kompanisë “Eurometal”, kanë biseduar për mundësi bashkëpunimi që studentë të Makinerisë ta kryejnë praktikën në këtë kompani.

Rektori Demaj tha se kjo mundësi do t’i ndihmojë studentët në aftësimin e tyre profesional, raporton Ekonomia Online.

“Jam shumë i lumtur pas asaj që pashë në këtë punishte. Do të jem ende më i lumtur kur studentët të jenë pjesë e kësaj kompanie dhe t’i forcojnë aftësitë e tyre. Është mrekulli të shohësh një kompani kaq të suksesshme”, tha ai.

Njazi Musliu, pronar i kompanisë Eurometal, tha se kompania ka nevojë për punëtorë profesionalë dhe përmes kësaj marrëveshjeje disa nga studentët të cilët do të kryejnë praktikë mund të mbesin në punë, raporton EO.

“Ne kemi nevojë për kuadro dhe studentët kanë nevojë për praktika dhe kjo është mundësi e mirë për të dyja palët. Ne kërkojmë qe një kohë saldues profesional dhe besoj që studentët kanë m’u bindë që e ardhmja është në prodhim. Apeloj te studentët të marrin drejtime të Makinerisë, Inxhinierisë, sepse drejtime të tilla përparojnë ekonominë e vendit. Ne kemi bashkëpunime me vende të ndryshme të Evropës dhe studentëve u jepet mundësi më e mirë”, tha ai.

Naser Sahiti, prorektor për mësimdhënie në UP, tha se kjo është mundësi e mirë për studentë qe të jenë më profesionalë në drejtimin e tyre.

“Këto ditë është duke u mbajtur provimi pranues, dhe për drejtimin e Makinerisë ka më pak interesim e që do të duhej të kishte më shumë. Përmes kësaj marrëveshje do të mundësohet  që studentët të profesionalizohen. Është mirë që këta studentë të profesionalizohen edhe në vendet e ndryshme të botës, mirëpo kontributin ta japin në Kosovë. Mosinteresimi i studentëve për drejtime të teknikës shumë shpesh ka të bëjë se këto drejtime janë më të rënda”, tha ai.

Të ngjashme