Bastet botërore i kanë zgjedhur favoritet për ta fituar Kupën e Botës Rusia 2018.
Derisa shumë tifozë spanjollë janë të ngazëllyer për të përjetuar vitin e ardhshëm në Rusi atë që e përjetuan në Afrikë të Jugut 2010, kur Spanja e fitoi Kupën e Botës, bastet nuk e shohin atë si favorite serioze për të fituar Kupën e Botës.
Përkundër formës së jashtëzakonshme në kualifikime dhe renditjes së kombëtarëve në FIFA, Spanja është vetëm favoritja e katërt për të triumfuar në Rusi.
Sipas basteve, Franca është favoritja kryesore, pastaj vjen Gjermania në vendin e dytë dhe Brazili në të tretin. Argjentina e Messit është favoritja e pestë, ndërsa Portugalia e Ronalds e nënta.