Ja me çfarë mjetesh e furnizoi BE-ja Kosovën

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka pranuar ndihmë në vlerë prej 5 milionë euro nga Bashkimi Evropian për luftimin e COVID-19.

Ndihma do të jetë në dy faza. Në këtë fazë nga BE kemi siguruar 30 respiratorë, 75 pompa infuzioni, 75 shiringa pompa infuzioni, 5 ambulanca, 350 oksimetra të pulsit në gisht, 200 oksimetra të pulsit, 70 monitorues pacienti, 5 defibrilatorë, 20 elektrokardiografë dhe 400 shtretër.

Në rast se disa nga këta artikuj nuk janë të disponueshëm, do të prokurohen furnizime shtesë, përfshirë deri në: 3.000 gypa për të rritur dhe fëmijë, 5 ambulanca, 25.000 teste për COVID-19, 650.000 maska të frymëmarrjes FFP2, 130.000 maska fytyre, 70.000 doreza, 140.000 litra dezinfektues për duar, 100.000 çarçafë, mbi 100.000 barna të ndryshme dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.

Në fazën e dytë do t’i sigurojmë edhe 20 autoambulanca shtesë, shumë më shumë barna e më tepër pajisje personale mbrojtëse.

Së bashku me dy ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atë të Integrimit Evropian, Blerim Reka, në Ministrinë e Shëndetësisë, kryeministri në detyrë Kurti mbajti video-konferencë me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), znj. Nataliya Apostolova dhe me Berndan Keirnan, shef i Zyrës në Prishtinë, UNOPS, ku nënshkruan kontratën e ndihmës prej 5 milionë euro për Kosovën për luftimin e COVID-19.

Punëtorët shëndetësor po kujdesen për sistemin imunitar të njerëzve, ndërkaq Qeveria në detyrë po e bënë këtë për imunitetin e sistemit shëndetësor.

Të ngjashme