Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të udhëtojë për në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel.
Presidenti Thaçi me kancelaren Merkel do të bisedojë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për agjendën evropiane të Kosovës dhe për fazën e fundit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë zbuluar zyrtarët e Presidencës.
“Presidenti Thaçi në takimin me kancelaren Merkel do të kërkojë mbështetjen politike dhe ekonomike të Gjermanisë, si një shtet dhe partner strategjik i shtetit tonë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës.
Angela Merkel është liderja më e fuqishme, që po e shtynë agjendën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.