Edhe pse e tërhequr nga muzika, Adelina Ismaili do të mbetet pa dyshim një nga divat e skenës muzikore shqiptare.
Ajo i është përkushtuar në maksimum familjes së saj, pasi pak muaj më parë ajo u bë nënë për herë të parë. Adelina solli në jetë një djalë, të cilin e quajtën Uliks.
Ai është rritur shumë dhe në foton e postuar nga Val Krasniqi, bashkëshorti i këngëtares, duket se Uliksi është një djalë shumë bukurosh.
“My stars (yjet e mi)”, shkruan ai poshtë fotos.