Ja sa para i ka ofruar Reali Ronaldos për të qëndruar

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 09:22 | Nga

Real Madridi i ka ofruar Ronaldos një marrëveshje të re me nga 40 milionë euro për stinor pas finales së Ligës së Kampionëve në Kiev por e ka refuzuar pas vendimit që kishte marrë për tu larguar nga Bernabeu, ka raportuar Gazzetta dello Sport.

Ndërkohë Juventusi i ka filluar shpejt negociata për transferimin e Ronaldos gjatë negociatave për Cancelon, i cili e ka agjentin e njëjtë, Mendesin, transmeton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo tashmë zyrtarisht është lojtar i Juventusit, ku do të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh për stinor, 10 milionë më pak se oferta e Realit të cilën e ka refuzuar.

Portugezi pritet të prezantohet si lojtar i Juventusit të hënën në Allianz Stadium.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme