Garda e Republikës thotë se ka nisur hetimet ndaj Edi Palokës, pasi pretendimet janë që boja brenda shiringës që nënkryetari i Kuvendit zbrazi ndja kryeministrit Rama, të jetë një solucion kimik.
Deklaratë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit
Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.