Një vjedhje ka ndodhur para disa ditësh në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, të përfshirë hajni ishin dy persona.
Plani i tyre fillimisht ishte që të hutohet punëtorja e lokalit, duke e thirrur jashtë për t’ia treguar çmimet e biçikletave.
Pastaj, siç shihet në video, tjetri futet në lokal dhe i merr kuletën shitëses së këtij biznesi të vogël në kryeqytet.
Sipas indeksonline, në kuletën e shitëses ishin rreth 100 euro si dhe dokumentet personale.