Instagram krijon një hapësirë unike për çdo person. Edhe nëse ndiqni të njëjtat llogari si dikush tjetër, postimet që ju shihni janë tërësisht të personalizuara bazuar në ndërveprimin që ju keni me llogaritë e tjera.
Tre faktorët kryesor që përcaktojnë atë që shihni në instagramin tuaj:
Interesat: Instagrami parashikon se sa ju interson një postim, duke renditur ata më të rëndësishmit në fillim. Ai analizon sjellen tuaj në aplikacion dhe përmbajtjet që mund t’ju duken më interesante.
Koherenca: Para sa ditësh/orësh është ndarë një postim, me prioritet për postimet më të fundit mbi ata të disa javëve të vjetra.
Marrëdhënia: Sa të lidhur jeni ju me personin që ka shpërndarë një postim, dhe renditjen më të lartë e kanë njerëzit me të cilët keni bashkëvepruar me shumë në të kaluarën në Instagram, duke komentuar postimet e tyre ose duke u etiketuar së bashku në foto.
Gjithashtu janë dhe tre sinjale të tjera që ndikojnë në profilin tuaj:
Frekuenca: Sa shpesh e hapni Instagramin, dhe ai përpiqet t’ju tregojë postimet më të mira që nga vizita juaj e fundit në aplikacion.
Ndjekjet: Nëse ndjek shumë njerëz, Instagram do të zgjedhë nga një numër më i gjerë autorësh kështu që mund të shihni më pak nga çdo person i caktuar.
Përdorimi: Sa kohë shpenzoni në Instagram përcakton nëse po shihi postimet më të mira gjatë periudhave të shkurtëra, ose ai nxjerr më shumë postime në mënyrë që të shpenzoni më shumë kohë duke lundruar në aplikacion.
Postimet në Instagram nuk favorizojnë ata që përdorin Stories, Live, apo opsione të tjera.
Instagram nuk jep më shumë shikueshmëri një llogarie business sesa një llogarie personale, prandaj ky ndryshim nuk do t’ju sigurojë më shumë ndjekës.
Kur njerëzit ndihen të sigurt për postimet e tyre ata arrijnë vëmendjen e njerëzve të preferuar, dhe mund të ndërtojnë një audiencë publike. Sa më shumë përmbajtje të mrekullueshme të shihni aq më shpesh so të futeni në aplikacion.
Gjithsesi algoritmi i Instagram ka një problem të ngjashëm me atë të Facebook: konkurrenca zbeh përhapjen. Sa më shumë përdorues dhe biznese i bashkohen aplikacionit dhe postojnë më shpesh, por koha e shfletimit të postimeve vazhdon të jetë e qëndrueshme për përdoruesit, një postim mesatar do të zbehet dhe do të marrë më pak shikime.
Njerëzit në mënyrë të pashmangshme do të ankohen se Instagram po përpiqet t’i detyrojë ata të blejnë reklama, por kjo është një pasojë e natyrshme dhe e pashmangshme e postimeve algoritmike gjithnjë e më popullore.
Facebook tashmë ka dalë nga moda, prandaj duhe të kujdesemi mirë për Instagramin tonë.