Jabllanoviq thotë se “Kurti ose e kryen marrëveshjen ose shkon në shtëpi”

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq ka folur rreth deklaratëve të ndërkombëtarëve në Formunin e Bledit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Kurti. Ai tha se se atyre ju ka mbaruar durimi.

Jabllanoviq thekson se njoftimi i mundësisë që Kosovës të mos i jepet liberalizimi i vizave pas gjithë këtyre viteve pritje është një alarm mjaft serioz.

“Na bëhet e qartë se Perëndimit për disa nga konfliktet tona lokale i ka mbaruar durimi dhe se ata presin që ne të ndërmarrim hapa konkretë për normalizimin e situatës, të cilat duhet të sjellin stabilitet afatgjatë. Thjesht njoftimi i mundësisë që Kosovës të mos i jepet liberalizimi i vizave pas gjithë këtyre viteve pritje është një alarm mjaft serioz. Mendoj se politikanët dhe të gjithë qytetarët nuk duhet të vihen në të njëjtën pozitë. Ne kemi qenë në pritje të liberalizimit të vizave për një kohë të gjatë dhe të gjithë kemi nevojë, ndaj të gjithë duhet të bëjmë maksimumin që kjo mundësi e merituar të mos ikë. Mendoj se ne si qytetarë e meritojmë me të drejta të plota”, thotë Jabllanoviq.

Jabllanoviq nuk përjashton faktin që mos të ketë përparim rreth zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, ku shton se fajtori kryesor është kryeministri Kurti.

“Ka gjasa që në rrethanat aktuale politike dhe të sigurisë (në veri të Kosovës) të mos ketë përparim serioz në zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve. Para së gjithash, fajtorin e shoh Qeverinë e z. Kurti, e cila jo vetëm që nuk respekton interesat legjitime të serbëve që janë edhe qytetarë të Kosovës, por po ashtu shohim se kjo Qeveri nuk respekton kërkesat e partnerëve më të rëndësishëm të Kosovës për formimi vullnetar i Asociacionit, si dhe i partive kryesore opozitare shqiptare”, thotë ai.

Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë sipas Jabllanoviq vjen vetëm pasi të formohet një Qeveri e re, ku sipas tij kjo nuk është larg.

“Nga këndvështrimi im, është e qartë se një normalizim dhe pajtim më serioz i dy popujve do të duhet të presë një Qeveri të re të Kosovës, e cila mendoj se do të arrijë së shpejti. Tani për tani, të gjithë jemi të bllokuar në një valë të re nacionalizmi dhe akuzash të ndërsjella, dhe Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq rrugën”, shtoi Jabllanoviq.

Jabllanoviq paralajmëroi se kryeministri Kurti do të detyrohet të zbatojë marrëveshjen, ose siç thotë ai, nuk do të jetë kryeministër edhe për shumë kohë.

“Z. Kurti ndoshta do të detyrohet të zbatojë marrëveshjet e arritura ose nuk do të luajë rolin e kryeministrit edhe për shumë kohë. Moszbatimi i marrëveshjes, mbi të gjitha për Asciacionin, vetëm sa i largon edhe më shumë serbët nga institucionet e Kosovës, dhe institucionet e Kosovës nuk janë më të forta pa ne serbët, përkundrazi, janë vetëm më të dobëta. Edhe pse sot shumë njerëz në Kosovë e mbështesin politikën e Vetëvendosjes, e cila bazohet në fushatën dhe veprimet antiserbe, kam frikë se nuk e kuptojnë se një politikë e tillë nuk ka të ardhme dhe se vetëvendosja do të shkaktojë dëmin më të madh. në afat të gjatë për Kosovën dhe popullin shqiptar”, tha Jabllanoviq.

“Nëse marrëveshjet nuk zbatohen, dëme të mëdha do të pësojmë edhe ne serbët, por mbi të gjitha qytetarët e Kosovës. Për fat të keq, politikanët nuk do ta ndjejnë dëmin mbi kurrizin e tyre dhe përderisa gjithçka është kështu, ne do të vrapojmë në rrethe pa një qëllim të përbashkët të qartë”, përfundoi ai për GazetaBlic.

Të ngjashme