Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, më 2 prill të 2011 kishte shtruar një drekë të shtrenjtë në restaurantin Puro në Prishtinë. Fatura e Bukoshit për këtë rast kishte kushtuar 115 euro.
Bukoshi kishte porositur 4 gota “Chivas 12 Years”, ku vetëm një gotë ka kushtuar 4 euro 40 cent. Në total 4 gota chivas të porositura nga Bukoshi i kanë kushtuar shtetit 17 euro e 60 cent.
Aty nuk ka munguar as pija tjetër “Jack Daniels” nga e cila është pirë vetëm 1 gotë, që ka kushtuar 4 euro.
Përveç pijeve të shtrenjta alkoolike në gota, ata kanë porositur edhe një shishe verë të llojit “Serego Alighieri” e cila ka kushtuar 65 euro.
Aty janë porositur edhe 2 shniclla të cilat kanë kapur koston e 17 euro e 60 cent si dhe një pasta prej 5.5 euro.
Dy shishe ujë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 4.5 euro, ujë Rugove që kishte kushtuar 2 euro dhe ujë Panna Acqua 2.5 euro.
KALLXO.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.
Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.
Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzime