Në emisionin Info Magazine më 20 shtator të vitit 2016, ishte një i ftuar special, komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik Michael David Jackson.
Jackson mund të konsiderohet si gjenerali i cili çliroi Kosovën, pasi ishte ai që fillimisht largoi forcat serbe nga Kosova.
Ai në këtë intervistë kishte thënë se KFOR-i dhe ndërhyrja e tyre në Kosovës ishte projektuar që të ishte një forcë paqësore e jo sulmuese por që kjo gjë nuk përjashtohej në zonën e luftimeve.
“Në zonën e luftës mund të ishim sulmues, kishte mundësi që të ndodhte. Ne jemi mirënjohës që nuk ka ndodhur aty sepse viktimat dhe dëmi do të ishte shumë i madh”.
Jackson kishte folur edhe për marrëveshjen e Kumanovës ku kishte thënë se nuk ka qenë problem çështja e kufirit në Kumanovë.
“E vetmja çështje kufitare që ka qenë në anën e serbëve me përjashtim të 5 ose 10 km ku do të vendoseshin forcat dhe ku do të dakordoheshin rrugët dalëse për forcat serbe”.
“Marrëveshja e Kumanovës e ka përcaktuar fatin e serbëve në Kosovë dhe nuk e ka përcaktuar fatin e UÇK-së”.
Komandanti i parë i KFOR-it kishte deklaruar se prej kur UÇK-ja kishte filluar një terren ushtarak ndaj qytetarëve deri në dimrin e 1998-1999, KFOR-i po vëzhgonte me kujdes.
“Duhej që të bëhej marrëveshja qysh atëherë në bazë të pranimit të Beogradit duhet të ishte një marrëveshje mes UÇK-së dhe KFOR-it”,ka thënë Jackson.