Pak veta do ta kishin besuar, por Jaguar është e para nga brendet luksoze që solli në treg veturata elektronike në version SUV.
I-Pace është versioni i tij i parë dhe është një arritje mbresëlënëse.
Sigurisht që prodhuesit e mëdhenj gjermanë, Audi, BMW, Volkswagen dhe Mercedes, nuk ndenjën duarkryq por ofruan versionet e tyre.
Megjithatë, I-Pace i Jaguarit është SUV-i i parë tërësish elektronik, i cili është rival i drejtpërdrejtë i Model S të Teslës.
Jaguar I-Pace mund të arrijë shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë dhe me një mbushje të baterisë ai mund të udhëtojë deri në 470 kilometra. Po ashtu, bateria mund të mbushet 80 për qind për 45 minuta.
Gjithashtu, kujtojmë se Jaguar I-Pace është zgjedhur “Vetura e Vitit” nga “Proffesional Drive”.