Jaguar Land Rover humb 4 miliardë euro për një vit

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Jaguar Land Rover ka publikuar të ardhurat vjetore të saja, ku është zbuluar se kanë pasur humbje vjetore prej 4.1 miliardë euro.

Pasiguria nga Brexit e nafta ka dërguar këtë kompani drejt humbjeve të mëdha por JLR ka zbuluar se rënia e kërkesës në Kinë ka pasur rolin kryesor për humbjet vjetore të kësaj kompanie, transmeton koha.net.

Përderisa kjo kompani ka treguar se shitjet e veturave në Britaninë e Madhe janë rritur për 8.1% e për 8.4% në Amerikë, shitjet në Kinë kanë rënë për 34.1%.

Në total, JLR ka pohuar se ka shitur 579 mijë vetura nga vitet 2018/19, që është rënie për 5.8% krahasuar nga 2017/18.

Shitjet totale në tregun Kinezë kanë rënë për 5.1 përqind në çerekun e parë të 2019-ës, ndërsa JLR ka pohuar se shitjet e SUV-ve të saja kanë rënë për 19 përqind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme