Jaguar Land Rover pëson humbjen më të mëdhe financiare në historinë e saj

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Jaguar Land Rover ka paraqitur të dhënat financiare për çerekun e katërt të 2018-ës, ku janë zbuluar humbje të mëdha të të ardhurave.

Nga shtatori deri në dhjetor të 2018-ës kjo kompani ka pësuar humbje 311 milionë euro, transmeton koha.net.

Kjo kompani ka deklaruar 102 milionë euro humbje, para shtatorit të 2018-ës, ndërsa tani ka zbuluar se ka pësuar humbjen më të madhe në historinë e saj për një çerek vjetorë.

Asetet totale të JLR në 2017/18 ishin rreth 27 miliardë dollarë, që do të thotë 10 për qind më pak.

JLR ka shitur 144,602 vetura gjatë çerekut të katërt të 2018-ës, 6.7 për qind më pak, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo kompani është përballur me një rënie të madhe në tregun e saj kryesor, i cili është Kina, e edhe pse ka pasur rritje në Evropë e Amerikë, prapë nuk ka mundur të mbulohet humbja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme