Jaguar I-Pace së shpejti në version sportiv SVR dhe versione tjera të reja

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 11:01 | Nga

Modeli elektrik i Jaguarit, I-Pace, së pari është prezantuar në version serik në panairin e veturave në Gjenevë dhe së fundmi është prezantuar edhe versioni për gara eTrophy, ndërsa tani raportohet se ky model mund të vijë edhe në versione të reja.

Këtë informacion e ka konfirmuar Hanno Kirner, kreu i departamentit të planifikimit të prodhimit në Jaguar, i cili ndër të tjera ka thënë se kompania është në gjendje që të ndërtojë edhe versionin sportiv SVR të këtij Crossoveri elektrik por nuk ka konfirmuar nëse një model i tillë do të realizohet në të vërtetë, transmeton Koha.net.

Kjo nuk është e tëra, sepse Kirner thotë se I-Pace ka kapacitet që të ketë edhe versionin SVA dhe Off-Road SVX.

Jaguar I-Pace standard ka motorët elektrikë me 400 kuajfuqi në total, ndërsa me vetëm një karikim të baterisë litium-jon prej 90 kW ky model mund të udhëtojë deri në 479 kilometra (sipas normave WLTP).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme