Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i ka detyruar deputetët që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të mjekut me prejardhje shqiptare, Ferid Muradi, i cili ndërroi jetë ditë më parë, raporton Ekonomia Online.
Në fjalën e tij, ai e kujtoi mjekun me ç’rast e quajti “vëllau ynë”.
“Desha të marr një minutë për kujtuar rastin e vdekjes. Vdekja është diçka e frikshme, por kur flasim vdekjen e nobelistit, vëllait tonë Ferid Murad, është një kënaqësi e veçantë, me të cilin mburremi ne dhe tërë bota”, tha ai. Ndërsa Kuvendi i Kosovës mbajti edhe një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Muradit.