Përurohet libri publicistiko-historikë “Përmbledhje shkrimesh”, i autorit dhe politikanit Jahja Lluka, raporton EkonomiaOnline.
Kryeredaktor i librit, Skënder Kodra tha se është obligim i të gjithëve që me përkushtim të mbrojnë atdheun, e ndërta tha se është edhe Jahja Lluka.
“Unë përfaqësoj trimat të cilët bëjnë sakrifica për çështje kombëtare , obligimi im është që me përkushtim të mbrojmë dhe shërbejmë popullin tonë. Ne sot së bashku të kujtojmë sakrificat që bënë ata dhe dhanë jetën e vet. Bëj lutje që politikanët dhe ata të bashkësisë fetare me dinjitet t’i shërbejnë popullit të vet dhe në të gjitha fiset që flitet shqip t’i donë ata që na udhëheqin. Jahja Lluka dhe të gjithë ata që jemi kontribuar sot po e gëzojmë lirinë dhe të jemi optimist për të gjithë ata që na udhëheqin. Sot i kemi djemtë tanë në Senatin Amerikan dhe e kemi më të lehtë qe ne sot jemi futur në shtëpinë e bardh”, tha ai.
Redaktori i librit Flori Bruqi, tha se vepra e Llukës është një kontribut i madh për popullin shqiptar.
“Çdo shtet ka për detyrë të ruaj kulturën dhe zakonet e veta. Përkundër shtypjes së sllavëve shqiptarët arritën ti bëjnë ballë duke ruajtur gjuhën dhe traditat autoktone. Qëllimi i përhershëm i sllavëve ishte vazhdimi i tyre për vrasjet masive. Serbia edhe pas 21 vite nuk e zbatoj kurrë marrëveshjet për fatin e të pagjeturve dhe ajo për çdo të zhdukur e di se ku është. Vend meritor në këtë libër ka edhe demonstrata e studentëve , grevat e minatorëve dhe lufta çlirimtare në Kosovë. Vepra e Jahja Llukës është një kontribut i madh për popullin shqiptar. Lluka trajton dhe masakrat e gjenocidit serb në Kosovë”, tha ai.
Recesenti i librit Gjon Berisha tha sa me mjeshtri autori kalon një lidhje epokash ndërmjet të shkuarës dhe të tashmes.
“Vlerësimi i meritave historike nga tërësia etnike shqiptare dhe ata që kane kontribuar për botën shqiptare dhe këtë më së miri e ka kuptuar Jahja Lluka. Me mjeshtëri autori kalon një lidhje të epokash ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes. Autori te lexuesi përçon një mesazh të lexuesi se figurat tona historike nuk duhet përulur por duhet të nderuar dhe ruajtur. ‘Nene Tereza’, ‘Skënderbeu’ , Familja Jashari dhe shumë personalitete tjera janë në këtë libër”, tha ai.
Profesori Akademik Hasan Qyqalla tha se Lluka kishte një besim për të ardhmen e vendit.
“Jahja Lluka vinte me një besim të madh për të ardhmen e vendit të tij dhe këtu bartet mesazhi i besimit i përcjellur në tekst. Në këtë vepër janë vështrime informuese dhe frymëzuese për personalitet e penës , atdhedashurisë dhe të politikës. Libri kap kohën e hapësirës së Skënderbeut. Lluka jep karakteristika e tipare të veçantë të figurave kombëtare. Autori nxjerr karakteristikat e veçantë me argumente”, tha ai.
Autori i librit “Përmbledhje shkrimesh” Jahja Lluka, tha se kjo është një ditë e veçantë për të, teksa tregoi se kush është idol i tij.
“Sot është një ditë e veçantë. Ky libër për mu është rast i veçantë meqenëse botohet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptare amerikane në Amerikë. Unë dhe profesorët idol e kemi pas Hasan Prishtinën. Ne duhet të jemi bashkë dhe të bashkuar nuk mund askush asgjë të na bëjë”, përfundoi ai.
Libri është i sistemuar mirë në 160 faqe , të ilustruara me fotografi dhe të dizajnuara mjaft mirë nga redaktori teknik Luan Tashi.
Në libër janë hulumtuar mjaftë mirë marrëdhëniet shqiptaro-osmane: shqiptaro-serbo-malazeze, ruso- osmane-serbe etj.
Që nga shekulli XV -të, Rilindjen kombëtare, si dhe historinë më të të re të shqiptarëve në Republikën e Kosovës.