Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, kanë bërë nderime për ish-senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Dole, para bustit të tij në Prishtinë, shkruan EkonomiaOnline.
Gjatë ditës edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe vendosën kurorë lulesh dhe bënë homazhe te busti i senatorit Bob Dole në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, shkruan EkonomiaOnline.
Ata u shprehën se kombi shqiptar do të jetë përjetësisht mirënjohës për veprën dhe kontributin e senatorit Bob Dole.
Kujtojmë se ish-senatori amerikan, Bob Dole, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare.