Jahjaga në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Ish presidentja e parë e Kosovës, Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it, raporton Ekonomia Online.

Me fillim nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në shtabin e KFOR-it.

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.

Ndryshe, Ulutash rikthehet sërish në krye të KFOR-it, post të cilin e kishte dorëzuar rreth një vit më parë, më 11 tetor 2024.

Të ngjashme