Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka njoftuar për hapjen e një kompanie të pastrimit të përkrahur nga Fondacioni Jahjaga dhe UNMIK-u.
Sipas saj ky është një biznes i ri që ofron shërbime profesionale të pastrimit.
“Sot u inagurua kompania e pastrimit Elava. Elava është nismë e disa grave minoritare në Klinë e përkrahur nga Fondacioni Jahjaga përmes UNMIK-ut. Është një biznes i ri që ofron shërbime profesionale të pastrimit nga një grup i grave të përkushtuara në punën e tyre. Të gjithë të interesuarit për shërbime profesionale të pastrimit në Klinë mund të kontaktojnë ekipën e Elavës në 044 918 044”, ka shkruar Jahjaga në “Facebook”.
https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/516771426477121