Jahjaga: Përdhunimet gjatë luftës, arma më e fortë e armikut

Prishtinë | 12 Sht 2024 | 11:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka thënë se megjithëse kanë kaluar shumë vite që nga lufta, plagët e popullit të Kosovës janë ende të freskëta, raporton Ekonomia Online.

Jahjaga, e cila mori pjesë në publikimin e raportit të Medica Gjakova mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë, ka thënë se përdhunimi ka qenë arma më e keqe e ushtrisë serbe ndaj grave dhe burrave të Kosovës.

“Ndonëse kanë kaluar shumë vite, plagët ende i kemi të freskëta. Çdo cep i tokës së Kosovës ngërthen një histori në vete, andaj jemi mbledhur sot, të flasim për një të vërtetë, e cila ndonëse është tentuar të fshihet, ka dalur në dritë, falë forcës së heronjve dhe heroinave tona”.

“Çmimi që paguan ishte shumë i madh. Kosova na kushtoi shumë shtrenjtë. Baballarë, burra e vëllezër treguan se si i panë vajzat, bashkëshortet e motrat e tyre u përdhunuan. Arma më e keqe që ushtria e armikut e përdori ndaj popullsisë civile. Mirëpo, harruan se dhembja e kalit njeriun. Si presidente e vendit, një nga preokupimet më të mëdha ishte zbardhja e fatit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka thënë Jahjaga.

“Sot me rastin e publikimit të studimit “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur” nga Medica Gjakova  dhe Medica Mondiale, mbajta një fjalë rasti drejtuar të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.  Ju jeni emblema më e dhimbshme dhe e pastër e luftës së Kosovës. Ju jeni heronjtë dhe heroinat tona, trupi juaj është përdorur si fushëbetejë dhe kjo e vërtetë e dhimbshme bren ndërgjegjjen tonë për tashmë 25 vite me radhë. Nuk mund te ketë paqe të qëndrueshme pa adresim të rasteve dhe drejtësi për të mbijetuarit. E ne do te jemi çdoherë bashkë deri në drejtësinë e merituar”, u shpreh ajo.

Prezantimin e gjetjeve kryesore të raportit i bëri Barbara Umrath, konsulente e hulumtimit, dhe Dorina Babuni Krelani, menaxhere e projektit në Medica Gjakova.

Krelani ka thënë se hulumtimi ka gjetur se 86% e të mbijetuarve kanë stres post-traumatik, ose të thjeshtë ose komplekse, 96% e tyre kanë nivele të larta ankthi e mbi 70% kanë deklaruar se pas luftës jeta e tyre nuk ja vlente.

Ajo ka shtuar se gjysma e pjesëmarrësve të studimit e kanë përshkruar gjendjen e tyre shëndetësore si të shumë të dobët.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/une-nuk-kam-faj-per-ate-qe-me-ka-ndodhur-medica-gjakova-publikon-raportin-mbi-pasojat-afatgjata-te-perdhunimeve-gjate-luftes-ne-kosove

Të ngjashme