Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se statistikat e prekjes nga kanceri gjirit fatkeqësisht janë në rritje, raporton Ekonomia Online.
Ajo gjatë një diskutimi lidhur me ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, ka thënë se përkrahja institucionale do të zbutë barrën për të prekurat nga kjo sëmundje.
“Ky muaj na bënë të i rikujtojmë statistikat që fatkeqësisht janë të rritje të prekjes nga kanceri i gjirit. Përkrahja institucionale do të zbutë sadopak barrën që kanë të prekurat nga kjo sëmundje. Ne duhet ti kujtojmë heroinat të cilat e kanë mundur këtë armik të padukshëm” ka thënë ajo.