Jahjaga pritet në takim nga Escobari, i thotë se zgjidhja duhet të jetë me njohje reciproke

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Jahjaga ka thënë se Escobar e ka njoftuar në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut, derisa shton se ajo i ritheksoi Escobarit domosdoshmërinë që të gjitha zgjidhjet në dialog të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke, raporton Express.

“E falenderova për përkrahjen e vazhdushme të SHBA-ve, roli i së cilave është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin tonë. Njëherit ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke”, ka shkruar Jahjaga.

Bashkë me ta në takim ka qenë edhe Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Të ngjashme