Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj ka thënë se në seancën e së mërkurës kur edhe do të përfundojë afati për ta hedhur në votim mandatarin për kryeministër, në këtë rast Galuk Konjufcën, ky i fundit nuk do t’i ketë votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re dhe se kështu vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
“A ka dilema se çka do të ndodhë në seancën e së mërkurës? Mandatari pritet të dalë para Kuvendit me një listë të urgjencave: buxhetin 2026, financimin e RTK-së, buxhetin për katër komunat, marrëveshjen me Bankën Botërore dhe dy marrëveshjet për Planin e Rritjes. Por, në vend se të propozojë një marrëveshje politike për një qeveri teknike, siç kërkon logjika e një situate bllokuese të deritanishme, ai pritet t’u kërkojë vota individuale deputetëve të partive të tjera. Dhe me një kabinet pothuajse të njëjtë me atë që dështoi vetëm 25 ditë më parë. A mund të pritet rezultat ndryshe me të njëjtën formulë? A është kjo tentativë reale për zgjidhje, apo vetëm formalisht “konsumim i mandatit”? Pse nuk po ofrohet asnjë opsion që do të evitonte zgjedhjet, nëse vërtet mendohet për disa urgjenca, për të cilat pajtohemi të gjithë se janë të tilla? Në fakt, duket qartë, dhe kjo dihej që para 13 ditësh, se një qeveri e re nuk do të votohet, dhe vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja”, ka shkuar Jakaj.