Jakaj nga IKD: Institucionet po cenojnë përfaqësimin e sindikatave në Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 10:20 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka thënë se janë bërë dhjetë muaj që sindikatave në vend është duke iu cenuar e drejta e përfaqësimit në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ky bord përbëhet nga tetë anëtar dhe në korrik të viti 2023 Kuvendi i Kosovës ka votuar pesë anëtar të këtij Bordi, por duke mos i plotësuar tre pozitat e tjera, në këtë rast duke lënë sindikata pa përfaqësimi në këtë bord. 

Ai tha se arsyetimi për mos plotësimin e kësaj pozitë është se nuk kanë aplikuar mjaftueshëm konditat të cilët i kanë plotësuar kriteret.

“Sipas Ligjit  për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar Bordi  përbëhet nga tetë anëtarë, pesë prej tyre janë pozita të cilat janë kryesisht profesionist, një pozitë është që duhet të plotësohet me propozim nga qeveria e Kosovës pa të drejt vote, ndërsa dy të tjera janë njëri përfaqësuese i punëtorëve dhe njëri përfaqësues i bizneseve. Në vitin 2023, Kuvendi i Kosovës ka votuar pesë anëtar të këtij Bordi, por duke mos i plotësuar tre pozitat e tjera. Ne si IKD jemi marr kryesisht me përfaqësuesin e punëtoreve, pozitë e cila nuk është plotësuar sipas arsyetimit të këtij komisioni që përbehet prej Guvernatorit të BQK-së, ministrit të Financave dhe Auditorit të Përgjithshëm. Me arsyen se një pozitë e tillë nuk është plotësuar për shkak që nuk kanë aplikuar mjaftueshëm konditat të cilët i kanë plotësuar kriteret. Rrjedhimisht nuk kanë mundur ti dërgojnë tre persona që të plotësohet kjo pozitë”, ka thënë ai.

Ai tha se IKD vlerëson se mos shpallja e konkursit për këtë pozitë deri tash, reflekton në rezistencën dhe tentativën e Guvernatorit të BQK-së, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve,  kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, që sindikatat të mos kenë përfaqësim të duhur në këtë organ.

Jakaj ka theksuar se mos plotësimi i një pozitë të tillë tregon një qeverisje të dobët dhe paraqet edhe intensifikim drejt cenimit të aktivitetit sindikal.

Ai ka thënë se në vendet e BE-së përfaqësimi është i barabartë në këto Borde por që në Kosovë ky përfaqësimi është minimal me një anëtar në raport me shtet e tjerë.

“Si IKD ne e vlerësojmë këtë qasje të organeve kryesore, veçanërisht institucioneve të pavarura siç është BQK-ja si një qasej tepër të dobët në raport me qeverisjen. E konsiderojmë se të tre organet kryesore, përfshirë kryetarin e Kuvendit edhe kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere që kanë cenuar dhe vazhdojnë ta cenojnë përfaqësimin sindikal ne Fondin e Kursimeve Pensionale. Ky përfaqësim është obligim ligjor në këtë rast i shumicës dhe opozitës që ta ngrejnë këtë çështje në Kuvend dhe ta adresojnë në mënyrë që shkelja e cila është duke vazhduar dhe cenimi i cili është në vazhdimësi duke ndodhur të mos rregullohet dhe adresohte në mënyrë që sindikatat të kanë përfaqësim adekuat dhe të kenë përfaqësim dinjitoz në këtë organ të rëndësishëm. Në të gjitha vendet e BE-së në disa raste përfaqësimi është i barabartë në Kosovë ky përfaqësim është minimal një anëtar në raport me shtet anëtare e tjerë. Një pozitë e tillë nëse nuk plotësohet atëherë kjo është një qeverise e dobët dhe paraqet pastaj edhe intensifikim drejt cenimit të aktivitetit sindikal”, ka thënë ai. 

Jakaj ka thënë se kanë dërguar para dy javëve kërkese tekë Guvernatori, ministri i Financave edhe Auditorja e Përgjithshme, për arsyet e mos plotësimit të kësaj pozite, por që deri tani nuk kanë marr përgjigje. 

“Rrjedhimisht nga korrik 2023 po bëhen gati afërsisht 10 muaj kur kjo pozitë është e lirë dhe sindikata nuk përfaqësohen në këtë organ të rëndësishëm. Si IKD i kemi dërguar para dy jave kërkese edhe Guvernatorit edhe ministrit të Financave edhe Auditorës së Përgjithshme. Në anën tjetër edhe kryetarit të Kuvendit edhe kryetarit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, se cilat janë arsyet që një pozitë e tillë nuk po shpallët dhe kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të Komisionit për Buxhet se cilat janë veprimet e tyre që një pozitë përgjegjës për të cilët janë edhe këta politikisht nuk plotësohet. Deri më tani ne nuk kemi marr as një përgjigje për këtë çështje që e konsiderojmë një shqetësim të thellë për mungesën e llogaridhënës dhe përgjegjësisë para qytetarëve të Kosovës dhe para organizatave të shoqërisë civile”, ka thënë ai. 

Të ngjashme