Jake Paul e ka mposhtur legjendën e UFC-së Anderson Silva, për të mbetur i pamposhtur në karrierën e tij të boksit në gjashtë ndeshje.
Ylli amerikan i YouTube, i kthyer në boksier, e rrëzoi brazilianin 47-vjeçar në raundin e fundit.
Gjyqtarët e zgjodhën e fituesin e ndeshjes – që u ndjekë nga nga 14,000 tifozë në Desert Diamond Arena në Phoenix, Arizona – 77-74, 78-73 dhe 78-73 për Paulin.
“Njeri, është një moment surreal, por puna e vështirë shpërblehet”, tha Paul, transmeton Klankosova.tv.
“Dua t’i them faleminderit Anderson – ai më frymëzoi të bëhem i shkëlqyer. Pa të, ne nuk do të kishim një përballje këtë vit”.
“Unë nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për të. Fillova të boksoj dy vjet e gjysmë më parë dhe sapo kam mposhtur një nga boksierët më të mirë ndonjëherë”.
Silva konsiderohet si një nga artistët më të mëdhenj të sportit marcialë të të gjitha kohërat. Ai ishte kampion i peshave të mesme të UFC nga 2006 deri në 2013 dhe rekordi i tij prej 16 fitoresh radhazi ende qëndron.
Jake Paul beats Anderson Silva dropping him in the last round. Like him or not he’s gotten better than anyone thought possible. pic.twitter.com/t4bkZninED
— True Geordie (@TrueGeordieTG) October 30, 2022