Jakup Krasniqi, feston ditëlindjen e 74-të në Hagë

Prishtinë | 01 Jan 2025 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen e tij të 74-të, për herë të pestë në qendrën e paraburgimit në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi, i cili është një nga liderët e njohur të UÇK-së, po qëndron në paraburgim së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Ata po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime të luftës që lidhen me periudhën e luftës së Kosovës.

Të ngjashme