Jakup Krasniqin e viziton në Hagë djali e tij për festat e Nëntorit

Prishtinë | 01 Dhj 2024 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Djali i Jakup Krasniqit, Altini ka vizituar babanë e tij në Hagë, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij për të festuar Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, Altini shprehet se ku udhëtim është simbolik për të, është përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, djali i ish-kreut të UÇK-së, thotë se kjo vizitë nuk është për të nderuar vetëm babanë e tij, por edhe për të nderuar ata që dhanë gjithçka dhe për të kujtuar se liria e të gjithëve dhe ajo e vajzës së tij është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë.

“Nëntori na sjell sërish në Hagë, bashkë me gruan dhe vajzën time Toskën. Ky udhëtim është më shumë sesa simbolik për mua, është një përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës. Erdha në Hagë për të festuar së bashku me babanë tim Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Këto momente përfaqësojnë frymën e lirisë që ne si popull kemi gëzuar përmes sakrificave të mëdha”.

“Këto vizita në Hagë tek babai im, nuk janë thjeshtë familjare, por edhe nderim e respekt për çdo shqiptar që ka bërë rrugë të gjatë drejt lirisë. Vij për të nderuar ata që dhanë gjithçka dhe për të kujtuar se liria jonë dhe ajo e vajzës time është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë, mban emrin më të çmuar, atë të UÇK-së”, ka shkruar Altini.

Të ngjashme