Jala atraksion për të rinjtë, turistët mund të shijojnë ushqimin cilësor e mbrëmjet me muzikë live

Jalë | 18 Kor 2020 | 11:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Jala vazhdon të jetë destinacion i shumë të rinjve nga Kosova, raporton Ekonomia Online. Kampingjet në këtë pjesë të bregdetit shqiptar janë e veçanta e pushimeve.

Ushqimi cilësor, pastaj muzika live buzë detit çdo mbrëmje po tërheqin pushuesit të vizitojnë këtë pjesë sidomos viteve të fundit.

Për këtë vit çmimet janë më të lira, por edhe është shtuar numri i shërbimeve dhe cilësia e tyre, thotë se Borjana Selimi, Koordinatore e “Social Camo” në Jalë.

Sipas saj, të gjitha ofertat i mundësojnë bashkë me agjensionin turistik “Sharr Travel”.

“Neve kemi zbatuar të gjitha rregulloret nga autoritet përkatëse dhe distanca respektohet. Kemi kohë që bashkëpunojmë”.

“Ajo është një pikë kyçe dhe e viziton vendin dhe shikon anët pozitive është edhe pjesa e ushqimit, dhe gatimet janë shumë të shijshme”.

“Sa i përket mikpritja është nga pikat tona të forta dhe jemi të gatshëm t’i presim ata që të ndihen sa më rehat të jetë e mundshme”.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Turizmit Shqiptar, tha se shumë të rijnë ndër vite me “Sharr Travel” e kanë vizituar Jalën.

“Është rast i mirë të që të rinjtë të bashkëngjiten në këtë kamp duke pas parasysh që ofron mundësi akomodimi dhe këto janë kushtet ideale që i shtohet ky plazh i detit jonë”.

Kurtishaj theksoi se në gjithë plazhin kanë oferta dhe zbritje çmimesh, raporton EO.

“Ne kemi dalë  me oferta nëpër të gjitha plazhet dhe për Jalën kemi zbritje çmimesh. Ka edhe përgatitje cilësore të një menyje shumë të pasur të ushqimeve të detit. Ku për 69 euro qëndrohet për tri ditë në Jalë”.

“Tashmë traditë e të rinjve është me Sharr Travel dhe me investimet nga kryeministri kanë dhënë efekte pozitive. Ku mund të qëndrosh gjatë gjithë ditës në plazh që është shumë shëruese dhe janë udhëtime të rehatshme”.

Të ngjashme