“Jam beqare për një kohë të gjatë”, Angelina Jolie thotë se do të jetë selektive me meshkujt

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Angelina Jolie për një kohë të gjatë është beqare.

Në një intervistë për E! News ajo ka folur rreth mundësive për të gjetur një mashkull tjetër, që nga ndarja me Brad Pitt, shkruan Daily Mail.

Ajo gjatë paraqitjes kishte bërë shaka me statusin e saj, duke përmendur se më shumë po qëndron duke i ndihmuar fëmijëve të saj.

“Kam një listë të gjatë. Kam qenë e vetme për një kohë”, u shpreh ajo.

Tutje Jolie shtoi: “Unë kam gjashtë fëmijë. Sigurisht, kur zgjohem në mëngjes unë shikoj nëse fëmijët e mi janë në rregull”.

Tutje theksojmë se Brad dhe Angelina janë ndarë në vitin 2016, kurse zyrtarisht u divorcuan më 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme