Kreu i hetimeve në gazetën turke, Daily Sabah i ka thënë Al Jazeera-s se fjalët e fundit të Jamal Khashoggi ishin: “Unë jam duke u mbytur… hiqni këtë çantë nga koka ime, unë jam klaustrofobik”, sipas një regjistrimi audoi nga brenda konsullatës saudite në Stamboll.
Khashoggi, një gazetar saudit, u ngulfat deri në vdekje derisa një qese plastike e pati në kokë, tha Nazif Karaman për Al Jazeera.
Karaman tha se vrasja zgjati rreth shtatë minuta, sipas regjistrimeve.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të shtunën se audion lidhur me vrasjen e Khashoggi e ndau me Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.
Erdogan tha se Arabia Saudite e di se vrasësi i Khashoggit është njëri prej 15 personash nga grupi që shkuan në Stamboll përpara incidentit të 2 tetorit.
Sipas Karaman, ekipi saudit e mbuloi dyshemenë me çanta plastike para se të copëtohej trupi i Khashoggi-it – një proces prej 15 minutash që udhëhiqej nga Salah al-Tubaigy, kreu i Këshillit shkencor saudit të forenzikës.
Gjurmët e acidit u gjetën në rezidencën e konsullit të përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll, ku trupi besohej se u hodh poshtë me përdorimin e kimikateve.
Karaman tha se Daily Sabah së shpejti do të publikojë imazhet e mjeteve që u sollën në vend dhe të përdorura nga grupi saudit.