‘’Jam i tmerruar’’ – Rama paralajmëron se sanksione të ashpra priten ndaj Kosovës

Prishtinë | 13 Qer 2023 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media ku kumtoi lajmin për anulimin e mbledhjeve të dy qeverive, ka thënë se ndërkombëtarët po detyrohen të marrin masa ndaj një shteti që e kanë krijuar vetë.

Rama ka thënë se pasojat e këtyre masave do të jenë afatgjata për shtetin e Kosovës.

‘’S’mund të bëj asnjë koment mbi këto, s’dua as t’i paramendoj. Jam i tmerruar nga ideja që këto mund të ndodhin. Sepse nuk janë thjesht masa që kjo bashkësia merr ndaj vendeve jodashamirëse ndaj saj. Kjo bashkësi po detyrohet t’i marrë ndaj një shteti që ka krijuar vetë. Kjo do të thotë edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, uroj të mos vijnë, por sa duket edhe kjo përpjekja e fundit po shkon të njëjtit fat sikur të githa përpjekjet e tjera”.

“Edhe sikur të gjitha këto masa të jenë të përkohshme, efekti destabilizues i Kosovës s’do të jetë aq e përkohshme. Mbështetja e besimi s’do të jenë sikurse kanë qenë, do të jenë të kushtëzuara hap pas hapi. Jo vetëm ndaj Kurtit por edhe ndaj qeverive që vijnë pas sepse kështu funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare’, tha ai.

Të ngjashme