Jamie Foxx dhe Katie Holmes s’janë ndarë

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 17:47 | Nga

Jamie Foxx dhe Katie Holmes nuk janë ndarë pavarësisht të gjitha thashethemeve se lidhja e tyre e dashurisë ka marrë fund.

Të dy kanë biseduar me “FaceTime” pak para se Holmes të nisej për në Paris.

“Ajo i tha se e donte dhe e pyeti nëse donte t’i sillte ëmbëlsira nga Parisi”, ka thënë një burim shumë i afërt me aktoren për Page Six.

Derisa Holmes ishte në Paris me të bijën Suri, Foxx ishte në Miami, transmeton Klan Kosova.

Javën e kaluar, u përhapën thashethemet se çifti që edhe ashtu lidhjen e tyre e mban larg syrit të mediave janë ndarë. Ata janë në lidhje qysh nga muaji gusht i vitit 2013.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme