E ardhmja e Jan Vertonhgen duket se është e destinuar të jetë në Itali.
Mbrojtësi nuk ka rinovuar me Tottenham dhe në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.
Në garë për të janë Inter, Napoli dhe Roma, me verdhekuqtë që shihen si favoritët kryesorë.
Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe mediat italiane, që raportojnë se bisedimet mes Vertonghen dhe drejtuesve nga “Olimpico” janë në një fazë të avancuar.
Propozimi i Romës është një kontratë 2-vjeçare me një opsion edhe për një vit tjetër.
Kështu, belgu 33-vjeçar do të mbyllë aventurën e tij në Angli pas plot 8 vitesh, ku ka luajtur më shumë se 300 ndeshje me fanellën e Tottenham.