Dua Lipa është një prej yjeve më të mëdha të muzikës në botë, prandaj edhe koha e saj është e limituar.
Por, artistja me prejardhje shqiptare krahas angazhimeve të shumta, kujdeset që kohë e lirë të ia kushtoi edhe familjes dhe të dashurit të saj, Anwar Hadid me të cilin është pothuajse e pandashme.
Në një postim të fundit që ka bërë, Dua ka sjell disa imazhe përmes të cilave ka treguar përditshmërinë e saj.
26-vjeçarja në disa prej tyre shihet teksa lexon, në “facetime” dhe në shtrat me partnerin e saj.
“Gjërat e vogla kanë rëndësi”, ka shkruar Dua sipër fotografive.