“Janë gjërat e vogla”, Dua Lipa poston imazhe nga përditshmëria e saj

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa është një prej yjeve më të mëdha të muzikës në botë, prandaj edhe koha e saj është e limituar.

Por, artistja me prejardhje shqiptare krahas angazhimeve të shumta, kujdeset që kohë e lirë të ia kushtoi edhe familjes dhe të dashurit të saj, Anwar Hadid me të cilin është pothuajse e pandashme.

Në një postim të fundit që ka bërë, Dua ka sjell disa imazhe përmes të cilave ka treguar përditshmërinë e saj.

26-vjeçarja në disa prej tyre shihet teksa lexon, në “facetime” dhe në shtrat me partnerin e saj.

“Gjërat e vogla kanë rëndësi”, ka shkruar Dua sipër fotografive.

Të ngjashme