“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për vizitën e Vuçiqit”

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 09:18 | Nga

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, në një prononcim për Telegrafin tha se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme për vizitën e Presidentit serb sot në Kosovë, Aleksander Vuçiq.

Sipas tij, nuk ka asnjë indikacion për destabilizim të situatës.

“Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të domosdoshme. Deri më tani është gjithçka në rregull dhe nuk indikacione për destabilizim të situatës”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, vizita e Vuçiq në Kosovë, ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme