Janina Ymeri: Artane Rizvanolli nuk duhet ta lejojë një frikacak, pra Albin Kurtin, t’i përdorë gratë

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli për çështje e EFT dhe NOA.

Ymeri ka thënë se llogaridhënia para vitit 2021 nis jo me KOSTT për shkak që sic thotë “ishim të varur nga operatori serb i transmisionit”, madje ka theksuar se nuk duhet Kurti t’i përdor gratë për të fshehur përgjegjësitë ligjore, e nëse nuk është peng i mafisë energjetike atëherë ajo thotë se duhet të dalë e të mohojë që ka pranuar mjete financiare nga Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci.

Postimi i plotë:

Reagim!

Artane Rizvanolli nuk duhet te lejoj një frikacak pra Albin Kurti, te përdor gratë (shih Mimoza Kusari, Rozeta Hajdari etj) te fshehët prej përgjegjësie ligjore.

Sa po mbron tani Kurtin nëpërmjet Ministrisë, institucioneve publike të sektorit energjetik, ministrja, do duhej  te merrej me punën e vet dhe zbatoj vendimet e Komunitetit te Energjise qe lidhen drejtpërdrejt edhe me dallaveret e kapaciteteve ndërkufitare.

Dikush I ndihmon EFT e NOA për shkak te interesave materiale e dikush duke bere sehir sic është rasti i Artane Rizvanolli.

Të kthehemi te ajo çfarë është bërë përderisa KEK thirr protesta nga kushtet e rënda pune:

Me gjithë kërkesën eksplicite te Komunitetit te Energjisë gjate vitit 2023 dhe 2024 (shih rastin ECS-8/24) , Ministria e  Ekonomisë  ka dështuar ne shterjen para te pakos ligjore ku përfshihet edhe me Rregulloren (EU) 2015/1222 (CACM)  qe merret ne ankandet e kapaciteteve ndërkufitare dhe Rregulloren (EU) 2016/1719 (FCA) qe merret me kapacitetet ndërkufitare.

Nê vendimin përfundimtar ne rastin ECS-8/24, Komuniteti I Energjisë ka konstatuar dështimin e Kosovës për zbatimin e këtyre rregulloreve. Për me shume Ministria e Ekonomisë edhe nuk është paraqitur para panelit te jap se paku arsye formale se pse nuk zbatohen këto rregullore ne Kosove.

Llogaridhënia para vitit 2021 nis jo me KOSTT për shkak se ishim të varur nga operatori serb i transmisionit.

Llogardhënia para pushtetit nis me Kurtin. Nëse Albin Kurti nuk ka çfarë të fsheh, nuk është peng i mafisë energjetike, le te del e mohoj qe ka pranuar mjete financiare prej Martin Berishaj para dhe gjate vitit 2021.

Le të mohoj gjithashtu ndikimin e Vuk Hamoviç tanimë në faturat tona, para vitit 2021.

Nuk është kohë arsyetimi për video ministre, duhet të dal Kryeministri i 5 vjetëve tani.

Pse energjia në dorë të mafisë? Çfarë ka përfituar qē ne kemi paguar.

Të ngjashme