Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook diskutimet e fundit lidhur me çështjen e Presidentit.
Ajo shkroi se kjo metodë po përdoret tani, duke iu referuar, me gjasë, takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcnim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të Gjykatave po tash Kosova ka arrit që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje”, shkroi ajo.
Ymeri thotë se ajo s’do t’i “nënshtrohet” këtij “kushti”.
“Megjithatë, jo vec unë që s’do i nënshtrohëm këtij kushti, po vota pro ose kundër sa për kuorum nga një deputet të opozitës të cilës do parti për kandidat të partiak të pushtetit është vrasje e demokracisë edhe e lirisë në vendimmarrje”, shkroi ajo.
“As Glauk Konjufca as asnjë numër tjetër serik i partise (ksisoj i ka paraqitur Kurti), nuk duhet të marr postin e Presidentit”, shtoi deputetja.