Janis McDavid, një folës motivues me aftësi të kufizuar përvojën e tij e ka ndarë me ambasadorët e akredituar në Kosovë. McDavid është i ftuar nga UNICEF-i në ngjarjen “Activate Talks”, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se personat me nevoja të veçanta kanë nevojë për më shumë përkrahje dhe hapësirë.
“Do të doja të të shpenzoja minutat e mija për të folur, se çfarë është ëndrra ime. Unë jam duke ëndërruar për një shoqëri, ku ne nuk do të kemi nevojë të flasim për njerëz me nevoja të veçanta, jam duke ëndërruar për një shoqëri ku kjo tashmë nuk ka rëndësi dhe shpresoj që ne me të vërtetë do të arrimë në këtë pikë, sepse nganjëherë unë jam ndjerë sikur nuk kam nevoja të veçanta”.
“Sepse unë arrita në një pikë ku unë kam miq shumë të mirë rreth meje dhe kam prindër shumë përkrahës. Kam arritur në një pikë ku tani mund të udhëtoj anë e kënd botës dhe të flas me njerëz, mund të bëjë të gjitha gjërat që dua dhe në realitet unë më nuk ndihem me nevoja të veçanta tashmë”.
McDavid më tej u ka sqaruar të pranishmeve se qysh prindërit e tij vendosën që atë ta dërgonin në shkollë bashkë me fëmijët e tjerë e jo në një shkollë speciale.
Kjo tha ai i ka ndihmuar që të integrohet dhe të ndihet i barabartë me të tjerët, raporton EO.
“Dhe ëndrra ime është që të gjithë fëmijët të arrijnë në këtë pikë. Dua të tregoj dy gjëra që unë i konsideroj të tilla sepse kur unë u rrita prindërit e mi morën vendim shumë të rëndësishëm, dhe do të shpërndaj me juve këto vendime sepse mendoj që janë shumë të rëndësishme sepse mendoj që mund ti përdor UNICEF-i për të bërë shoqërinë tonë më ë vetëdijshme”.
“Prindërit e mi vendosën që unë duhet të jem i pavarur si person, ky ishte vendimi i parë vendimi i dytë ishte që unë të edukohem si person normal pjesë e vendimit të dytë ishte që më bënë pjesë të shollës së rregullt. Njerëzit u thonin që ne dimë një shkollë të mirë që është speciale por ata u thanë që nuk duan një shkollë speciale sepse ne duam ta dërgojmë në një shkollë të rregullt”.
“Dhe sot unë jam i lumtur për vendimin e tyre, vendimi i dytë ishte ai që më krijoi këtë karakter dhe më dërgo në një rrugë të mirë dhe të fortë, për shembull nëse doja të pija ujë prindërit e mi e vendosnin në tavolinë gotën dhe më thoni, provoje merre ata më mësuan të përdorja aftësitë e mia përpara se të vinte teknologjia”.
“Me këtë unë që e ndava me juve unë dua të tregoj që të gjithë ne që jemi këtu mund të ndryshojmë gjërat. Unë asnjëherë nuk kam dashur të bëhem person publik, pas shkollës unë doja të studioja për politikat biznesore doja të shkoja rrugës normale. Ka shumë gjëra të bukura në jetë. Por nëse ju në të vërtetë dëshironi të ndryshoni gjërat duhet të filloni të ndryshoni veten”.
“Përmes vizitës sime këtu në Kosovë dua të jap mesazh që ata t’i ndryshojnë gjërat përreth të i ndryshojnë njerëzit. Mendoj që vendimi që kam marrë që tu ndihmoj njerëzve t’i inspirojë ata ka qenë vendimi më i mirë”.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha se qëllim kanë që tu japin mundësi të rinjve që të bëhet të famshëm si Rita Ora e kosovarë të tjerë që kanë arritur suksese nëpër botë.
“Prioriteti i parë është dëgjimi i njerëzve të rinj dhe për të ju dhënë aty mundësi për tu bërë si Rita Ora, si Greta e cila është në New York, pra prioriteti i dytë është të i identifikojmë dhe të u japim edukim kualitativ . Prioriteti i tretë i yni si UNICEF është që të gjithë ne mund tu ndihmojmë familjeve”.
“Është mirë të jesh këtu më miq të mirë të UNICEF-it, përfaqësuesit nga Suedia, gjithashtu Qeverinë nga Rusia, që janë partner dhe të gjithë partnerët për bashkëpunimin, fëmijët kanë nevojë për këtë përkrahje”.
Zyra e UNICEF-it ka organizuar të martën dhe të mërkurën edicionin e dytë të “Activate Talks”, një ndër ngjarjet më të mëdha që mbledh të rinjtë nga e gjithë Kosova.
Këtë herë “Activate Talks” trajton temën “Tajkalimi i kufijve”, dhe mbledh më shumë se 300 të rinj, dhe prezanton mbi 20 projekte të implementuara nga të rinjtë në të mirë të komunitetit ku jetojnë, me mbështetjen e UNICEF-it dhe partnerët e saj.
“Activate” është ngjarje që ngërthen në vete invoatorët e rinj, si zgjidhës të problemeve të shoqërisë dhe krijues të ideve të reja që kontribuojnë në të mirë të komunitetit.
Këtë edicion, sikurse edhe edicioneve tjera, UNICEF ka ftuar mysafirë special nga gjithë bota për të shënuar këtë ngjarje dhe për të motivuar të rinjtë.
Mysafir special në këtë edicion është Janis McDavid i cili është folës motivues me aftësi të kufizuar.