Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, njofton qytetarët se nga nesër Janjeva pritet të heqet nga karantina.
I pari i Lipjanit bën të ditur se ky vendim është marr në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, Ministrin e Shëndetësisë dhe Policin e Kosovës.
Vetizolimi do të vlejë vetëm për familjen e personit të identifikuar me virusin Covid-19 i cili tani është liruar dhe po qëndron në shtëpijen e tij në Janjevë.
Kryetari Ahmeti po ashtu pohon se heqja e karantinimit për Janjevën nuk nënkupton që nuk duhet respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për të qëndruar në shtëpi.
Ahmeti po ashtu thotë se tani jemi në periudhën kur rreziku nga pandemia e coronavirusit është shumë evident dhe na duhet Akoma të qëndrojmë me kujdes e disiplinë duke ju shmangur daljeve të panevojshme nga shtëpia.
Qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë në këtë kohë për të ruajtur shëndetin tonë.