Janjiq: Serbia arriti të marrë më shumë sesa kërkoi, Neni 7 më i mirë se Asociacioni

Prishtinë | 28 Shk 2023 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka vlerësuar se rezultati i takimit të djeshëm në Bruksel ishte i pritshëm dhe se në fakt vetëm tani po nis një proces serioz negociues diplomatik.

Në një prononcim për Kosovo-Online, Janjiq është shprehur se Serbia ka fituar më shumë hapësirë për manovrim në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sa i përket jurisdiksionit dhe autonomisë rajonale të veri të Kosovës.

“Ne e morëm atë që duhej të pritej, një hap serioz në drejtimin e duhur”, është shprehur Janjiq, transmeton Nacionale.

Më tej, analisti me përvojë u shpreh se procesi pritet të çojë në zhvillimin e Serbisë dhe në anëtarësimin e saj në BE.

Janjiq në deklarimin e tij e vlerësoi edhe skenën politike të Kosovës dhe reagimin e saj për marrëveshjen, në veçanti të opozitës.

“Opozita atje (në Kosovë) ndryshe nga e jona, është unike në pikëpamjen e saj se marrëveshja duhet të zbatohet, e konsideron të dëshirueshme dhe mbi të gjitha një mjet për afrimin me ShBA-në”, është shprehur Janjiq.

Ai vlerësoi se Vlora Çitaku pret që të jetë presidente e ardhshme e Kosovës, dhe se e cila “e di shumë mirë se ShBA-ja ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk ka njohje reciproke”.

Mirëpo, në anën tjetër, ai ka shtuar se Serbia ka pasur më shumë hapësirë për manovrim, pikërisht shkaku “i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të Asociacionit” nga ana e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit.

“Neni 7 i marrëveshjes për Asociacionin parashikon që Asociacioni, siç është rënë dakord më 2013 dhe 2015, mund të përmirësohet me autonomi serioze, së bashku me pavarësinë dhe statutin e Asociacionit”, ka deklaruar Janjiq.

“Serbia ishte në gjendje të marrë diçka që as nuk e kërkoi, sepse Asociacioni ishte një projekt i ngushtë politik e ideologjik i SNS-së dhe Tomisllav Nikolliqit”, u shpreh Janjiq.

“Ne kemi një mënyrë për të arritur maksimumin dhe hapësira është e madhe”, tha Janjiq.

Sipas tij ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiqi, i cili tani si opozitar e ka kritikuar Marrëveshjen, as nuk mund të ketë ëndërruar për një rezultat më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme