Januzaj drejt rikthimit në Ligën Premier, dy skuadra duan transferimin e tij

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedad pas më shumë se tre vitesh të kaluara në klubin spanjoll.

Sulmuesi me origjinë nga Kosova, ka marrë oferta nga dy klube të elitës së futbollit anglez Liga Premier.

Southampton dhe Brighton kanë shprehur interes për transferimin e futbollistit me prejardhje nga Istogu.

Lojtari i kombëtares belge ka luajtur më parë në Angli për skuadra të tilla si Manchester United dhe Sunderland.

Vlera e 25-vjeçarit në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Kontrata e tij me Real Sociedad skadon në verën e vitit 2022.

Januzaj u përfol për një largim të mundshëm nga Sociedad edhe në afatin kalimtar të verës ku Roma dhe Milan u interesuan për të.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me Sociedadin ku ka realizuar edhe dy gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme