Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sali Haxhibeqiri” sot kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse katër punëtorë shëndetësorë me arsyen se nuk kanë mundur të ushtrojnë kompetencat e tyre në mënyrë të pavarur.
Sipas raportimeve të funditi këta janë punëtorët shëndetësor që kanë dhënë dorëheqje: drejtori Ekzekutiv, Enver Beqiri, drejtori Shëndetësor, Fatbardh Rexha, drejtoresha Infermierëve, Merita Habibaj dhe drejtoresha Operative, Hajrie Mustafa.